Rikthim i rëndësishëm te Bylisi, mbrojtësi vihet nën urdhrat e Dovedan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 19:38

Rikthim i rëndësishëm te Bylisi, mbrojtësi vihet nën urdhrat e Dovedan

Bylisi ka luajtur dje testin e radhës ndaj Albpetrolit, të dytin për këtë fazë përgatitore. Ballshiotët e kanë dominuar lojën, duke shënuar 4 gola.Bicaj

Ndërkohë, dje risia ishte rikthimi i Ditmar Bicit, i cili me sa duket ka sheshuar gjithçka me presidencën dhe pas dëmtimit që pësoi vitin e kaluar, tashmë është një forcë më shumë për Bylisin.

Pas afro një muaji, ku u dëmtua në ndeshjen me Partizanin, Bicaj mund të thuhet se po shkon drejt riaftësimit, ndërsa gjendja e tij do të jetë e monitoruar nga stafi mjekësor para ndeshjes me Tiranën.

Erjon Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"