Rikthehet një titullar, Vllaznia do të jetë e plotë ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 12:37

Rikthehet një titullar, Vllaznia do të jetë e plotë ndaj Laçit

Vllaznia do të ketë një rikthim të rëndësishëm ndaj Laçit. Tekniku Osmani do të ketë gati mbrojtësin e djathtë, Geralb Smajli.

vllaznia

Mungesa e tij është ndjerë dukshëm në ndeshjet e fundit dhe ky rikthim është pozitiv për kuqeblutë. Lojtari i ka kaluar plotësisht problemet që kishte rrëzë kofshës së djathtë dhe pritet të jetë në fushë nga minuta e parë kundër Laçit.

Mungesën e tij Vllaznia e ndjeu më shumë ndaj Erezenit, ku shkodranët nuk patën rrezikshmërinë e zakonshme në krah. Munguan harkimet, prej të cilave jo rrallë herë Vllaznia ka arritur që të shënojë gola vendimtarë. Rikthimi i Smajlit dhe gatishmëria e pjesës tjetër të ekipit bën që të ketë më shumë optimizëm në radhët e shkodranëve.

Formacioni në fundjavë do të jetë ai që ka mbajtur peshën e sezonit, me Qarrin në portë, për të vazhduar me Smajlin, Stojanoviç, Juriç dhe Hakaj në mbrojtje, Krymin, Boshnjakun dhe Alivodën në mesfushë, dhe në sulm treshja e përbërë nga Mala, Gruda dhe kapiteni Balaj.

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"