Rikthehet dhuna në Kategorinë e Dytë, trajneri i Maliqit: Po na masakrojnë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2019 | 17:38

Rikthehet dhuna në Kategorinë e Dytë, trajneri i Maliqit: Po na masakrojnë…

Maliqi u mposht mes polemikash në sfidën e zhvilluar në Patos ndaj Albpetrolit vendas.  Në prononcimin pas ndeshjes për “Panorama Sport”, trajneri i skuadrës juglindore, Egli Malësija, denoncoi dhunën e ushtruar ndaj skuadrës së tij si dhe arbitrimin skandaloz të treshes së gjyqtarëve nga Tirana, me kryesor Albano Stolaj.

Egli

“Jam i shokuar nga ajo që ndodhi në Patos. Futbollistët tanë janë dhunuar gjatë gjithë takimit. Një turp i vërtetë. Tifozët vendas u futën në fushë gjatë ndeshjes dhe goditën lojtarët tanë.

Zyrtari i klubit të Albpetrolit, Iqmet Çela kur ka nevojë vjen 3 ditë para në Maliq, ndërsa sot nuk na dha as dorën. Për mos folur për arbitrimin që ishte skandaloz dhe skuadra e Albpetrolit u favorizua hapur.

Maliqi

Na kanë sakatuar me shqelma ndërkohë që gjyqtari vazhdonte lojën normalisht. Si të mos mjaftonte dhuna dhe presioni i ushtruar, na ndëshkoi edhe me karton të kuq.

Një masakër e vërtetë. Lojtarët e Albpetrolit t’i mbajnë mend mirë ato shqelmat që kanë dhënë ndaj nesh. Ankohen për dhunë në Këlcyrë, por sot janë sjellë si harbutër. Turp! Ky nuk është futboll”, u shpreh trajneri Malësija.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"