Rikthehen zërat për natën e zjarrtë Diego-Vanda: Dridheshin edhe mobiljet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 23:45


Rikthehen zërat për natën e zjarrtë Diego-Vanda: Dridheshin edhe mobiljet

Maradona dhe Vanda Nara, gruaja aktuale e sulmuesit të PSG-së, Mauro Ikardi. Një natë e zjarrtë mes Diegos dhe ishmodeles argjentinase. Zërat, që gjithnjë janë përgënjeshtruar nga bashkëshortja e ishkapitenit të Interit, qarkullojnë prej kohësh në Argjentinë.

VANDA5

Dhe ajo që i hedh edhe një herë benzinë zjarrit të thashethemeve është Mirta Legrand: “Isha dëshmitare me veshët e mi të atij takimi”, tregoi aktorja dhe prezantuesja shumë e njohur në Argjentinë, dy vite më parë gjatë një interviste për “La Nacion”.

“Më kujtohet se është folur për daljen e tyre. Unë po drekoja në ‘Mar del Plata’ dhe kur po bëhesha gati për t’u larguar, ajo m’u afrua dhe më pyeti: ‘Përse nuk më fton në programin tënd?’ Dhe unë iu përgjigja: ‘Ti je ajo që ishte me Maradonën? Mbrëmë nuk më latë të flija’”.

Dhe me sa duket, shkruan “La Nacion”, bukuroshja bionde dhe ish-futbollisti kaluan një natë pasioni në dhomën ngjitur pranë asaj të Legrand, duke e penguar që të flinte. “Unë isha në suitën presidenciale, pranë tyre, dhe nuk mund të flija nga zhurmat. Lëviznin mobiliet, nuk e di se çfarë po bënin.

maxresdefault

Kjo është e vërtetë që ka ndodhur shumë vite më parë. Unë isha dëshmitarja me veshë e atij takimi”. Deklarata që bënë sigurisht zhurmë në Argjentinë dhe që sollën edhe revoltën e Vanda Narës, e cila në një postim në “Instagram” shkruante: “Unë nuk jetoj për të dhënë shpjegime, miqtë dhe familja jote nuk kanë nevojë dhe për pjesën tjetër të njerëzve nuk ka rëndësi…”.

auto_wanda-nara-diego-maradona-mirtha-legrand1587557321

Fotoja e skuadrës së PSG-së pak ditë më parë, rreth një fanelle me numrin 10 pas vdekjes së Maradonës, tërhoqi vëmendje të madhe jo për homazhin që iu bë legjendës së Argjentinës, por për një buzëqeshje të Ikardit në momentin e shkrepjes. Dhe kaq mjaftoi që historia Maradona-Vanda Nara të dilte sërish në sipërfaqe.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/