Revolta e Xhud Bellingam: Duan të më bëjnë shembull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 18:13

Revolta e Xhud Bellingam: Duan të më bëjnë shembull

Të pezullohesh me dy ndeshje për një fjalë! Kështu i ka ndodhur mesfushorit të Realit të Madridit, Xhud Bellingam pas barazimit më të fundit të Realit në La Liga kundër Valencias (2-2) në “Mestalla”.

belingam manzano

“It’s a fucking goal” (Është një dreq goli) është fraza që i ka kushtuar anglezit. Ai nuk ka ofenduar askënd, thjesht i është drejtuar gjyqtarit të takimit Gil Manzano, duke kërkuar më shumë drejtësi e llogari për golin që nuk ishte gol. Por këtë frazë Gil Manzano e ka cilësuar si një sjellje agresive të anglezit dhe Komisioni i Disiplinës në La Liga i ka faturuar dy ndeshje pezullim anglezit. Reali ka vendosur të apelojë vendimin, ndërkohë që Bellingam i është kthyer sërish episodit të fundjavës së shkuar.

“E vetmja gjë që do të them është se ajo që ndodhi, ndodhi me arbitrin dhe vendimin e tij për të fishkëllyer. Duhet të kujtojmë se ai është njeri, por edhe unë, ata duhet të përdorin sensin e duhur për të gjykuar veprimet e mia”, deklaroi numri 5 i Realit të Madridit në mikrofonin “Movistar +”. Në shpjegimin e tij, Bellingam ka dhe më shumë, duke mos qenë dakord me pezullimin për dy ndeshje.

“Unë nuk thashë asgjë fyese, nuk thashë asgjë ndryshe nga ajo që thanë shokët e mi dhe mendoj se ndonjëherë për shkak se jam i ri duan të japin shembull me mua. Në fund duhet të jem përgjegjës për veprimet dhe nuk jam krenar, por mendoj se dy ndeshje për këtë është pak qesharake, por nëse ka dy ndeshje duhet të marr përgjegjësinë time dhe do të brohoras nga tribuna”, përfundoi ai, duke kërkuar më shumë mirëkuptim nga gjyqtarët.

VENDIMI I MANZANOS – Mesfushori anglez u dënua me dy ndeshje nga Komiteti i Garave për shkak të kartonit të kuq që mori në “Mestalla” nga Gil Manzano. Ishte sanksioni minimal që mund të kishte marrë pasi arbitri e përjashtoi futbollistin pas Valencia-Real Madrid pasi iu drejtua në një mënyrë “agresive” dhe e akuzoi për një vendim të padrejtë. Gjyqtari i ndeshjes fishkëlleu pasi Brahim Diaz krosoi për mesfushorin, i cili shënoi atë që do të ishte goli 2-3 në një ndeshje të tensionuar.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"