Reshje shiu e dëbore në disa zona, ja si parashikohet moti ditën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 8:55

Reshje shiu e dëbore në disa zona, ja si parashikohet moti ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat qarkullimit ciklonar shoqëruar me vlera të ulëta të presionit atmosferik dhe  masa ajrore të lagështa.moti-1-770x433

Moti  do të jetë i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave që prej orëve të mesnatës.

Në zonën e Alpeve dhe relievet  malore  mbi 1000m parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati  i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa në male, lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 4 deri 11°C

në zonat e ulëta 6 deri 18°C

në zonat bregdetare 9 deri 18°C

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"