Renditja/ Kukësi dhe Flamurtari ndjekin Skënderbeun, Kamza e Laçi surprizat e tabelës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2017 | 19:31

Renditja/ Kukësi dhe Flamurtari ndjekin Skënderbeun, Kamza e Laçi surprizat e tabelës

Teksa u mbyll java e 15-të në Kategorinë Superiore, pati ndryshime edhe në renditjen e klasifikimit. Kukësi me fitoren ndaj Teutës, u ngjit në vendin e dytë, me 25 pikë në total, po aq sa Flamurtari, që u mund në shtëpi nga Laçi. Të dyja ekipet gjenden 9 pikë pas Skënderbeut, që nga ana tjetër fitoi në Lushnjë.

Kategoria-Superiore-e-re-2017b

Laçi gjendet në vendin e katërt, me 24 pikë, ndërsa një vend më poshtë, renditet Kamza, gjithashtu me një pikë më pak. Tabelën e mbyllin Teuta dhe Vllaznia, në vendin e 8-të dhe të 9-të, me nga 15 pikë, ndërsa Lushnja është e fundit, me vetëm 8 pikë.

renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"