Renditja, Kategoria e Parë/ Erzeni në ndjekje të Vllaznisë, Besa kryeson grupin B. Apolonia katastrofë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 17:27

Renditja, Kategoria e Parë/ Erzeni në ndjekje të Vllaznisë, Besa kryeson grupin B. Apolonia katastrofë

Kanë përfunduar edhe ndeshja e fundit e Kategorisë së Parë në Grupin A midis Vllaznisë dhe Ilirisë me këta të fundit që i shkaktojnë humbjen e parë shkodranëve. Megjithatë edhe pse kanë humbur shkodranët vazhdojnë të mbajnë vendin e parë me 22 pikë duke lënë në vendin e dytë skuadrën e Erzenit që tashmë është -4 pikë nga kreu.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

Nga ana tjetër skuadra e Dinamos ndodhet në vendin e tretë me 17 pikë që do të thotë 5 pikë larg vendit të parë. Për sa i përket fundit të klasifikimit është Vora ajo që ndodhet në vendin e fundit me 2 pikë pas 9 javëve.

Rendtija A

Ndërsa në grupin B vazhdojnë që diferencat midis skuadrave të kreut të jenë shumë të vogla. Kavajasit e skuadrës së Besës kryesojnë në vendin e parë me 3 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Bylisi. Skuadra ballshiote u ndal këtë javë nga skuadra e Orikut në një barazim 2 me 2 nga i cili përfituan kavajasit që të thellonin diferencën.

Renditja B

Në vendin e tretë është skuadra e Egnatias me 16 pikë ndërsa poshtë saj Pogradeci me 15 pikë. Një renditje katastrofë për Apoloninë që shikon tashmë fundin e klasifikimit me 10 pikë në 9 ndeshje. Ndërsa skuadra e Elbasanit vazhdon të jetë në vendin e fundit me 1 pikë pas 9 ndeshjeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"