RENDITJA/ Kampioni vendoset në frymën e fundit, sfida “ferri” për Ballkanin. Ja ndeshjet e fundsezonit në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2020 | 18:42

RENDITJA/ Kampioni vendoset në frymën e fundit, sfida “ferri” për Ballkanin. Ja ndeshjet e fundsezonit në Kosovë

Kampionati në Kosovë ka hyrë në fazën më të nxehtë teksa humbja e kryesuesve të Dritës në derbi 0-2 ndaj Gjilanit i ka dhënë mundësinë skuadrës së Gentian Mezanit të ashpërsojë garën për titullin kampion.
Gjilani-Gre-696x464
Ethet e këtij fundsezoni shtohen akoma më tepër pasi dje Prishtina arriti të frenonte në barazim 2-2 Ballkanin, një tjetër kandidat për titullun kampion.
ballkani-696x464
Pas javës së 31-ë, lufta për kuorën e kampionit në Kosovë do të jetë jetë një përplasje e ngjeshur frontesh pasi ekipet e shohin veten të shkëputur me 1 pikë diferencë nga ndjekësi. Drita udhëheq me 65 pikë, Gjilani vjen pas me 64 pikë dhe Ballkani në vendin e tretë me 63 pikë.
dRITA Vucaj
Dy javët e ardhshme do të përcaktojnë fatin e këtij sezoni. Ballkani do të përballet direkt në dy takimet e radhës, udhëton në fushën e Gjilanit dhe pret në shtëpi në javën e fundit Dritën. Javën e ardhshme Drita pret në shtëpi Drenicën, ndërsa Gjilani luan në fund kundër Flamurtarit.

Kampionati në Kosovë tregon se ka konkurencë të fortë që luhet deri në fund të sezonit. Kujtojmë që edhe edicionin e kaluar Feronikeli u shpall kampion në javën e fundit.

KALENDARI

kosove

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"