RENDITJA| Java e 23-ë/ Rekord golash në Superiore, Tirana pret Partizanin si lidere e kampionatit, Bylisi “spartan” leksion kampionëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 22:53

RENDITJA| Java e 23-ë/ Rekord golash në Superiore, Tirana pret Partizanin si lidere e kampionatit, Bylisi “spartan” leksion kampionëve

U mbyll sot java e 23-ë e kampionatit shqiptar. Si rrallëherë, ndalesa e 23-ë e këtij sezoni prodhoi një numër rekord golash (20).

kategoria superiore

Kryefjalë e kësaj jave është Tirana. Bardheblutë fituan sfidën direkte me rivalët për titullin Kukësin duke përmbysur për 3 minuta disavantazhin nga 1-0 në 1-2. 24-herë kampionët e Shqipërisë treguan kurajo dhe shpirt sakrifice përballë verilindorëve të konsideruar si favoritët për të fituar titullin kampion. Pas kësaj jave, Tirana merr kryesimin e Kategorisë Superiore me 44 pikë, ndërsa Kukësi lë sërish pikë duke u detyruar të zbresë në vendin e dytë.

tIRANA FESTA

Bylisi i hoqi mundësinë e çmuar Partizanit për t’iu afruar Kukësit në renditje duke arritur t’u heqë kampionëve të Shqipërisë 2 pikë në minutat e fundit të takimit. Megjithëse ballshiotët ende nuk kanë fituar një ndeshje në kampionat për vitin 2020, skuadra e Dovedan  tregon se është skuadër që nuk dorëzohet dhe lufton deri në frymën e fundit. Njësoj si ndaj Kukësit, edhe ndaj Partizanit Bylisi u shkaktoi goditje të fortë në kampionat.

bandicam 2020-02-22 18-46-14-630

Javën e ardhshme kampionët në fuqi të vendit Partizani sfidon kryesuesen e kampionatit Tiranën, një sfidë që përveç rivalitetit historik mes tyre ka sipër dhe peshën e titullit.

Derbi
Skënderbeu mori fitore jetike 3-2 përballë Teutës, takim i cili nuk do të ishte mbyllur me kënaqësi për bardhekuqtë nëse portieri Enea Koliçi nuk do t’i priste penalltinë mesfushorit të “djemve të detit” Sherif Kallaku. Skuadra korçare vazhdon të shohë lart renditjes në kampionat dhe t’i largohet sa më shumë vendit të tetë në renditje.
bandicam 2020-02-22 18-32-31-282

Vllaznia është kthyer pas 1 muaji te fitorja në kampionat duke shkatërruar 4-0 Luftëtarin në Shkodër. Shkodranët qëndrojnë në vendin e tetë me 31 pikë, zonë e play-off për të rënë nga Kategoria Superiore.

87129787_2780579595352382_3754258091986649088_n
Fitorja me Luftëtarin në Gjirokastër 0-1 javën e kaluar rezultoi vetëm një “flakë kashte” për Flamurtarin. Kuqezinjtë u mposhtën në Vlorë 1-3 nga Laçi dhe shpresojnë sërish se mund të marrin pjesë këtë sezon në Ligën e Europës pas frenimit që Bylisi i bëri Partizanit sot në kryeqytet 2-2.

12

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"