“Rejën e kemi marrë peng, nuk flet në kokën e tij”, shpërthen Sinemati: Kombëtarja s’është gjallë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 23:03

“Rejën e kemi marrë peng, nuk flet në kokën e tij”, shpërthen Sinemati: Kombëtarja s’është gjallë

Analisti i njohur Gëzim Sinemati shquhet për mendimet e tij kritike dhe të drejtpërdrejta. Në një deklaratë të dhënë në studion e “Precesit Sportiv”, Sinemati ndër të tjera deklaroi se ka dështuar i gjithë sistemi i FSHF-së dhe se Rejën e kemi marrë peng. Sipas tij Kombëtarja nuk është gjallë dhe duhet ngjallur.

Sinemati

“Rejën e kemi marrë peng, nuk flet me kokën e vetë. Shikojini të gjitha deklaratat me Atalantën me Lacion, nuk ka thënë asnjëherë që do të fitojmë. Këtu nuk ka dështuar vetëm Kombëtarja, ka dështuar i gjithë sistemi. Kombëtarja nuk është e gjallë dhe duhet ngjallur. Mos ja fusni vetëm Rejës, se përgjegjësia fillon nga Duka, vazhdon te Reja dhe të gjithë futbollistët”, u shpreh ndër të tjera Sinemati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"