Reja me “dhimbje koke” pas Kazakistanit, humbet një nga lojtarët më të rëndësishëm në “finalen” ndaj Bjellorusisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2020 | 23:44

Reja me “dhimbje koke” pas Kazakistanit, humbet një nga lojtarët më të rëndësishëm në “finalen” ndaj Bjellorusisë

Shqipëria triumfoi sot ndaj Kazakistanit me rezultatin 3-1, por humbi një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës. Ai ishte Amir Abrashi, i cili fitoi edhe penalltinë, të shndërruar në gol nga Rei Manaj.

Abrashi

“Pitbulli” kuqezi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Reja për sfidën e të mërkurës ndaj Bjellorusisë, për shkak kartonësh.  Mesfushori u ndëshkua në minutën e 31-të për një faull, duke plotësuar numrin e kartonëve dhe duke humbur kështu “finalen” e vendit të parë.

Abrashi dyluftim

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"