Regjim kazerme për Partizanin para Mariborit, ja si i motivon Gega

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2018 | 13:19

Regjim kazerme për Partizanin para Mariborit, ja si i motivon Gega

Trajneri Skënder Gega ka besim te grupi që ka në dispozicion, ndonëse pritshmëritë ishin për më shumë. Të kuqtë kanë qenë disi të kufizuar në përgatitjen e ndeshjes së parë me Mariborin. Procesi stërvitor nisi me vonesë, pasi i tillë ishte konfirmimi i pjesëmarrjes në Ligën e Europës. Minifaza në Ohër nuk u zhvillua totalisht e plotë.

partizani stervitje

Atje u ndje mungesa e kundërshtarëve për miqësore, ku në fund u përballën me Makedonja Gj.P., të cilën e fituan 1-0. Sulmuesi Stefan Nikoliç dhe mbrojtësi Rron Statovci iu bashkuan ekipit pas kthimit nga Ohri, kështu që ata kanë mangësi në formën e tyre dhe nuk priten të jetë titullarë. Lëndimi i Abdurrahimit në ditët e fundit i ka prishur pak punë trajnerit Gega, pasi e kishte planifikuar si titullar. Megjithatë, ish-sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës është pranë rikuperimit të plotë dhe takimin e nesërm do ta nisë nga stoli.

partizan-1-470x313

Motivimi i Gegës– Përpara stërvitjes së djeshme, trajneri Gega u ka mbajtur një fjalim të shkurtër lojtarëve, që më së shumti ka qenë këshillues. Gega është mundur që të largojë presionin nga “demat” thjesht duke u kërkuar që të jenë korrektë dhe të përgjegjshëm në mbajtjen e regjimit në dy ditët para sfidës, si dhe në konkretizimin e punës dhe planeve që kanë ushtruar gjatë periudhës së fundit stërvitore.

Pas sqarimit të situatës së skuadrës, ku është përmendur edhe përmirësimi i gjendjes së Abdurrahimit, trajneri Gega u ka komunikuar lojtarëve se duke filluar nga mbrëmë do të ndiqet një “regjim kazerme”. Asnjë nuk do të lejohet që të largohet nga grumbullimi, ndonëse ekipi qëndron i bashkuar që pas kthimit nga Ohri. “Është momenti që të gjithë të jemi të kujdesshëm dhe të mos abuzojmë me regjimin, në mënyrë që të jemi të gatshëm për ditën e ndeshjes. E vetmja gjë që kërkohet, është të bëni ato gjëra që kemi praktikuar dhe kërkuar gjatë periudhës së fundit stërvitore. Vetëm kështu e të bashkuar mund të bëjmë një paraqitje dinjitoze”, u ka thënë mes të tjerave trajneri Gega lojtarëve para fillimit të seancës së djeshme.

Trajneri u ka folur shumë butë lojtarëve dhe fjalimi i tij ka qenë më shumë si këshillues, duke mos ushtruar presion para Mariborit. Stafi teknik- Përgatitjet e para të Partizanit të këtij sezoni nisën nën drejtimin e trajnerit të ekipit B, Genc Mahmutaj, i cili mendohej si ndihmësi i parë i trajnerit Skënder Gega. Por kjo gjë duket se nuk do të ndodhë, pasi Mahmutaj nuk vijon punën si zv.trajner i të kuqve, pasi pritet që të vijojnë si trajner i Partizani B, që militon në Kategorinë e Dytë. Për momentin Gegën e ndihmon zv.trajneri Marko Ivanoviç dhe dy trajnerët e përgatitjes fizike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"