Reali vihet pas futbollistit brazilian, por s’ka para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2021 | 19:40

Reali vihet pas futbollistit brazilian, por s’ka para

 Reali i Madridit është duke vëzhguar nga afër sulmuesin Riçarlison, i cili për momentin është i impenjuar në Lojërat Olimpike me kombëtaren e Brazilit. Ka qenë vetë kërkesa e trajnerit të “Los Blankos” për drejtuesit e klubit, që është vlerësues i madh i tij dhe ka raport special që nga eksperienca që kishin bashkë tek Evertoni.

ricarlison

Për momentin bëhet fjalë thjesht për një interesim, ndërsa ekipi anglez është shfaqur i prerë me kërkesat e tij. Evertoni e konsideron afro 90 milionë euro lojtarin brazilian, shifër që për momentin duket e pamundur për Realin e Madridit. Skuadra spanjolle duhet të bëjë shitje, sepse ka probleme të ekonomike, megjithatë nuk ka ndërmend që të shpenzojë shifra të tilla.

Objektivi i madh i merkatos mbetet Kilië Mbape dhe spanjollët janë sy e veshë nga çdo zhvillim që ndodh në Paris. Lojtari ka thënë që nuk do ta rinovojë kontratën dhe mbetet për t’u parë nëse do të transferohet tani te Reali apo në sezonin e ardhshëm me 0 euro. Do të jetë një goditje e madhe në merkato.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"