Reali nuk ndalet në merkato, sigurorin “xhevahirin” e së ardhmes së Spanjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2019 | 18:15

Reali nuk ndalet në merkato, sigurorin “xhevahirin” e së ardhmes së Spanjës

Reali i Madridit vazhdon të forcohet në merkato, jo vetëm në ekipin e parë, por edhe me blerjen e talenteve të reja.

fernando guerrero

Kështu, ditën e sotme, madrilenët kanë mbyllur gjithçka përsa i përket një lojtari 17-vjecarr. Fernando Guerrero, luan në rolin e mesfushorit të qendrës, dhe vjen nga klubi i kategorisë së dytë spanjolle, Rajo Majadahonda.

Vetë klubi i Rajos, ka konfirmuar nëpërmjet një deklarate ditën e sotme, arritjen e marrëveshjes me Realin e Madridit. Guerrero cilësohet si një nga “xhevahiret” e reja të Spanjës, dhe tashmë do të kalojë tek ekipi i të rinjve të madrilenëve, që drejtohet nga Raul.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"