Reali hap “thesin”, 90 milion euro për 2 lojtarë nga Premier Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2018 | 11:11

Reali hap “thesin”, 90 milion euro për 2 lojtarë nga Premier Liga

Dyshja që luan në kampionatin an glez kërkohet nga “Los Blancos” për shumën e 90 milionë paund sipas asaj që shkruan e përditshmja “The Sun”. Santiago Solari, trajneri i Realit të Madridit është një adhurues i madh i dy lojtarëve. Ai e sheh danezin Kristian Eriksen si një zëvendësues ideal për Luka Modriçin që tani është 33 vjeç, duke qenë shumë larg formës së tij të më pashme.

christian_eriksen_of_tottenham_battles_mattia_de_sciglio_of_juve_705085

Ndërkohë, Rashford në krahun tjetër është ndjekur me kujdes nga agjentët e Realit të Madridit që kohët e fundit kanë qenë në Angli për të ndjekur Pol Pogbanë dhe Romelu Lukakun që luajnë gjithashtu te Mançester Junajtid. Anglezi ka luajtur vetëm pesë ndeshje si titullar në Premier Ligë dhe është kritikuar shumë nga trajneri portugez, Hose Murinjo. Reali është gati të përfitojë dhe mund të ofrojë 50 milionë paund për 21- vjeçarin.

rashford

Për Eriksen madrilenët janë gati të ofrojnë 40 milionë paund, duke parë dhe moshën e tij relativisht të madhe krahasuar me atë të Rashfordit. Perez duke se ka ndezur motorët dhe do të ndërhyjë menjëherë në skuadër, duke kërkuar të bëjë një revolucion të ri pas largimit të Zidan dhe Ronaldos.

ERIKSEN MOHON LARGIMIN

Ndërkohë, nga Anglia Kristian Eriksen u ka dhënë fund spekulimeve se ai po kërkon të largohet nga Totenhemi, por nuk dha asnjë përditësim në lidhje me situatën e kontratës së tij. Kontrata e fantazistit danez prej 70 mijë paundësh në javë skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe Reali i Madridit, por dhe klube si Juventusi dhe Barcelona janë gati që ta joshin, por lojtari, i cili luajti për 45 minuta në barazimin pa gola të Danimarkës kundër Irlandës të hënën, tha:

Eriksen

“Ka shumë lajme dhe mos i besoni ato”. Megjithatë, ai nuk dha ndonjë lajm në lidhje me rinovimin, duke mos e larguar nervozizmin e tifozëve të Spërsave, të cilët kanë frikë se mund të humbasin në verë një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës së tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"