Reali dhe Liverpuli diskutojnë finalen e Championsit, në Spanjë fituesin ja besojnë parashikimit të breshkës gjigante

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 21:45

Reali dhe Liverpuli diskutojnë finalen e Championsit, në Spanjë fituesin ja besojnë parashikimit të breshkës gjigante

Reali dhe Liverpuli do të diskutojnë trofeun e Ligës së Kampioneve në finalen e ditës së nesërme ku përpjekjet e fansave për të gjetur fituesin kanë arritur një tjetër limit me episodin e ndodhur me një breshkë gjigante 30-vjeçare në Malaga të Spanjës.

7575757

Gjallesës ujore të quajtur Jellou i është besuar parashikimi i fituesit të kësaj finale, me breshkën që duhet të zgjidhte mes dy gjetheve të bronkolit të vendosur përpara saj, ku secila gjethe përfaqësonte një prej skuadrave.

Jellou ka zgjedhur Liverpulin si fitues duke shkuar në anën ku ndodhej gjethja e skuadrës angleze.

Mbetet për t’u parë nëse kjo zgjedhje do të rezultojë e duhura, apo Reali i Madridit do të arrij të përmbysë edhe parashikimin e breshkës gjigante.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"