Reali bën gati shumën e frikshme, “galaktikët” në bisedime me yllin gjerman të Dortmundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2023 | 12:23

Reali bën gati shumën e frikshme, “galaktikët” në bisedime me yllin gjerman të Dortmundit

Duket se Reali i Madridit kërkon të jetë tepër aktiv në këtë merkato vere, teksa tashmë “galaktikët” kanë nisur nga puna për të transferuar yllin e Borusia Dortmund, Karim Adejemi.

adejemi

21-vjeçari bëri një performancë mjaft të mirë me verdhezinjtë në sezonin e tij të parë dhe “los blancos” po mendojnë ta sjellin atë në “Santiago Bernabeu”.

Siç raporton prestigjiozja gjermane “Bild”, Reali po bën gati një ofertë prej 80 milionë eurosh për të bindur Dortumndin që ta lerë të lirë Adejemin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"