Reali bën gati ofertën e bujshme, “Galaktikët” nisin sulmin për dy yjet e Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2022 | 15:14

Reali bën gati ofertën e bujshme, “Galaktikët” nisin sulmin për dy yjet e Juventusit

Reali i Madridit ka nisur një rinovim të skuadrës prej pak kohësh, por pasi e bënë në sulm me afrimet e Rodrigos dhe Vinicius, në dy sezonet e fundit e kishte radhën mesfusha me Çuomenin dhe Kamavingën, ndërkohë që në mbrojtje kanë vazhduar së shtuari eksperiencë me Rydigerin, pas afrimit të mëparshëm të Alabës.

real madrid

Por kur je pjesë e “Los Blancos” është e vështirë që të kënaqesh dhe pa dyshim që asgjë nuk i lihet rastësisë, prandaj duke parë edhe se Karim Benzema po prek të 35-at, pavarësisht formës universale në vitet e fundit, duan që të vazhdojnë të investojnë për të qenë në top-formë.

Dhe dy emrat që kanë vënë në shënjestër për sezonin e ardhshëm mësohen se janë dy juventinët, Federiko Kieza dhe Dushan Vlahoviç.

Për të parin është e kotë që të bëhet reklamë, pasi tërhoqi Italinë drejt një Europiani të çmendur. Ndërsa i dyti është një bomber zone shumë i ri, që në Madrid mendojnë se mund ta shfrytëzojnë më mirë sesa në Torino.

kieza vlahovic

Gjithsesi, te “Zonja e Vjetër” një tjetër titullar po joshet prej kohësh nga Arsenali.

Bëhet fjalë për Manuel Lokatelin, të cili trajneri Arteta e kërkon me çdo kusht në Premier Ligë, për të formuar dyshen e qendrës së mesfushës me kosovaro-zviceranin, Granit Xhaka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"