Reali bëhet gati të “burgosë” Asension, klauzolë 500 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 15:28

Reali bëhet gati të “burgosë” Asension, klauzolë 500 milionë euro

Pas paraqitjeve të shkëlqyera në dy ndeshjet e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës, Reali i Madridit është gati të blindojë një nga talentet më të spikatura që ka në përbërje, Marko Asension.

asensio

21-vjeçari firmosi në sezonin e shkuar një kontratë deri në 2022-shin me klauzolë 350 milionë euro. Por duke parë blerjen e Nejmarit nga ana e PSG-së, presidenti Florentino Perez nuk ndihet i qetë dhe dëshiron ta rritë klauzolën e mesfushorit të avancuar.

Reali pritet që t’i ofrojë Asensios një kontratë të re deri në vitin 2023 duke i vendosur një klauzolë prej 500 milionë eurosh. Rroga vjetore e futbollistit do të rritet nga 3.5 në 4.5 milionë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"