REAGIM/ “ ‘Pilotë’ që duhen zhdukur”, Korabi shpërthen ndaj 4 gjyqtarëve pas barazimit me Besëlidhjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 12:51

REAGIM/ “ ‘Pilotë’ që duhen zhdukur”, Korabi shpërthen ndaj 4 gjyqtarëve pas barazimit me Besëlidhjen

Klubi i Korabit akuzoi 4 gjyqtarët e sfidës së djeshme me Besëlidhjen për arbitrim tendencioz në dëm të skuadrës dibrane. Takimi përfundoi me rezultatin 2-2, ndeshje për të cilët dibranët pretendojnë se u janë akorduar dy penallti në dëm të tyre, ndërsa akordimi i 5 minutave shtesë në fund të lojës solli dhe barazimin nga ana e lezhjanëve.
106293003_3399565400110833_1041644991118938317_n
Korabi i konsideron arbitrat Olti Çelën (kryesor), Marjus Qosen (Asistent), Enea Pashajn (Asistent) dhe Besnard Kaimin (gjyqtari i katërt) si “pilotë” që duhen zhdukur.

Drejtuesit e Korabit këmbëngulin se skuadra është ndëshkuar me karton të kuq padrejtësisht pas protestavë për penalltinë e dytë të Besëlidhjes.

REAGIMI I KORABIT

Sot u mor nëpër këmbë figura e institucionit organizator F.SH.F ku në praninë e të deleguarve të tyre, treshja e arbitrave ndikoi drejt për drejt në rezultatin e takimit duke u tallur me djersën e lojtarëve, me stemën e shenjtë të Korabit dhe me gjithë Dibranët! Kryesori Çela dhe asistentët e tij u deklaruan haptazi kur gjatë festës së golit të parë të Korabit nisin ndëshkimet me kartona për festë!
Me fillimin e pjesës së dytë akordohet një 11 metërsh pa patur fare kontakt por është portieri Mehidri që ju prish planet duke pritur penalltinë. Pas këtij rasti nis saga e kartonave për Korabin dhe përpjekjet e Lezhjanëve për të fituar 11 metërsh në zonën e Korabit. Skuka ju komplikon llogaritë kur shkëputet nga mbrojtja dhe pasi futet në zonë pengohet nga mbrapa dhe kryesori Çela e gjen veten të detyruar të akordojë 11 metërsh të cilin Skuka e kthen në gol në të 79’.
Situata përshkallëzon në minutën e 93 kur sërish lojtari Hoxha i Besëlidhjes futet në zonë i merret topi pranë portës në mënyrë totalisht të rregullt dhe kur lojtari ngrihet për të vazhduar lojë duke mos pretenduar për asgjë, kryesori shpik një 11 metërsh tjetër për Besëlidhjen të cilën e kthejnë në gol. Në stol të Korabit për protesta jepet karton i kuq kur stafi kërkon të drejten që i takon. 3 minuta shtesë në pjesën e parë dhe 5 në pjesën e dytë nuk mjaftojnë kështu goli i barazimit shënohet pas përfundimit të kohës së rregullt!

Bëjmë thirrje të hapur për zhdukjen e këtyre “pilotëve” të cilët bëjnë gjithçka por vetëm detyrën e tyre jo! Mos nxitni dhunë dhe urrejtje, mos u bëni faktor, na lini të luajmë…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"