Raundi i dytë i Ligës së Konferencës/ Zbulohen kundërshtarët e Partizanit dhe Laçit në rast kualifikimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2022 | 23:38

Raundi i dytë i Ligës së Konferencës/ Zbulohen kundërshtarët e Partizanit dhe Laçit në rast kualifikimi

Laçi dhe Partizani kanë mësuar se cilët do të jenë kundërshtarët e mundshëm nëse arrijnë të kualifikohen në raundin tjetër të Ligës së Konferencës.

Collage Maker-14-Jun-2022-12.51-PM

Kurbinasit mund të kenë sërish fat me skuadrën që mund të “peshkojnë” nëse arrijnë të kualifikohen përballë Iskras. Ato janë: Djugardsen, fituesi i Floriana-Petrocub Hincesti, Levski Sofia, Akademia Pushkash dhe Rasing Union Luksemburg.

Nga ana tjetër, Partizanin e presin ekipe më të forta të cilat janë: FCSB, Hapoel Ber-Sheva, CSKA Sofia, fituesi i Alashkret-Hamrun Spartans dhe Neftçi.

LEXO EDHE: Shorti i Ligës së Konferencës i buzëqesh Laçit, udhëtim i gjatë për Partizanin

Nga Bate Borisov te Makabi i Tel-Avivit, zbulohen 5 kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë në Ligën e Konferencës

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"