“Rasti i Likës mund të ishte penallti”, Gvozdenoviç: Nuk jam i lumtur me rezultatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2023 | 15:34

“Rasti i Likës mund të ishte penallti”, Gvozdenoviç: Nuk jam i lumtur me rezultatin

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç foli pas barazimit që morën ndaj Dinamos. Ai u shpreh i lumtur për ndeshjen, por jo me rezultatin.

35321

“Për rezultatin sjam i lumtur por për lojën po se luajtëm shumë dhe e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Pjesën e parë luajtëm mirë, por pas 15 minutash Moraesh kishte një problem dhe kjo është arsyeja që u tërhoqëm pak mbrapa.

Pjesën e dytë bëmë ndërrime dhe ishim shumë afër të shënonim golin e dytë, mund ta mbyllnim ndeshjen me rastin e Temitopes, arbitri ishte korrekt në ndeshje, por ai rasti i Likës mund të ishte edhe penallti, por ky është futbolli. Çdo gjë është akoma e hapur ne e kemi mundësinë dhe cilësinë që të shkojmë në vend të parë, pasi jemi në vend të dytë, ka ende 12 ndeshje për ta zgjidhur këtë kampionat”, tha Gvozdenoviç për “Oversport” pas duelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"