Zhiru e mbyll me Milanin me sezonin më të mirë: Me këtë frymë deri në ndeshjen e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2024 | 16:14

Zhiru e mbyll me Milanin me sezonin më të mirë: Me këtë frymë deri në ndeshjen e fundit

Ky është sezoni më i mirë për Olivie Zhirunë për sa i përket golave në Serinë A (14). Ndërkohë që janë 16 në sezon e sa herë shënon francezi e di se mund të jetë i fundit.

zhiru

Sidoqoftë ai nuk kishte shënuar kaq shumë në një kampionat që nga 16 golat që pati realizuar për Arsenalin në Angli gjatë sezonit 2015-16. Duke e shtrirë diskutimin në të gjitha turnetë, rekordi i takon ende sezonit 2022-23 me 18 gola.

Megjithatë, numri 9 kuqezi duket se ka parë diçka të mirë në paraqitjen e shokëve të tij, gjë të cilën e ka inkurajuar në postimin e publikuar në profilin e tij në “Instagram” pas ndeshjes me Xhenoan.

“I zhgënjyer me rezultatin! Le të ecim përpara me këtë frymë për të bërë më të mirën deri në ndeshjen e fundit”, shkruante Zhiru.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"