Ramela, apel lojtarëve: E rëndë të humbim sërish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2015 | 13:24

Ramela, apel lojtarëve: E rëndë të humbim sërish

RamellaNdeshja në Shkodër është shumë e rëndësishme për stafin teknik dhe lojtarët. Një humbje e tetë radhazi do të ishte fatale dhe do të rëndonte edhe më shumë situatën në kampion kuqezi.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar dje para stërvitjes me ekipin, Ramela ka kërkuar kthesën. “Jemi në një situatë mjaft të vështirë. Shtatë humbje radhazi është e rëndë.

Unë e kuptoj se kjo ka ndodhur edhe nga fakti se nuk kemi pasur një stabilitet në formacion, pasi kemi aktivizuar lojtarë të rinj, por ky nuk duhet të jetë justifikim. Do ta kemi shumë të vështirë në Shkodër, por do të ishte e rëndë nëse do të zhgënjejmë sërish. Dua të jeni të përgjegjshëm në këtë ndeshje dhe të arrijmë një rezultat pozitiv. Pres më shumë nga ju”, ka deklaruar trajneri italian përpara lojtarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"