Radas tregon sekretet: E kemi mendjen te KAS-i, ja ekipi që më ka pëlqyer në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 15:16

Radas tregon sekretet: E kemi mendjen te KAS-i, ja ekipi që më ka pëlqyer në Shqipëri

Marko Radas po kalon vitin e 7-të në Korçë dhe ai ka refuzuar çdo ofertë që do ta largonte. E fundit ishte ajo nga Flamurtari, por 34 vjeçari u bind me shiritin në krah.

Radas

“Pas 7 vitesh këtu, paraja nuk është gjithçka. Ka gjëra të tjera më përpara. Presidenti dhe Shehi më bindën, ata më dhanë shiritin e kapitenit dhe vendosa të qëndroja. Është e vertetë që Daja më ka kërkuar në Vlorë”, tha Radas për “Zona Gol”.

Radas gjithashtu ka zbuluar edhe një sekret të ekipit që simpatizon pas Skënderbeut në Shqipëri. “Po ju tregoj një sekret, mua gjithmonë më ka pëlqyer Tirana. Rivali ynë këtë sezon është vetëm Skënderbeun. Kemi frikë vetëm nga vetja, kuptojeni.” vazhdoi Radas.

“Është ende fillimi, janë luajtur vetëm 5 takime. Unë Vangjeli dhe Muzaka nuk kemi ende një ide nëse ekipi është më i fortë apo jo. Nuk bëhen dot krahasime me të kaluarën. Teqja përshembull nuk mund të krahasohet me Shehin, pasi ky i fundit ka luajtur 500 ndeshje. Do ta tregojë koha nëse jemi më të mirë apo më dobët. “

Gjithashtu Radas komentoi edhe atë që po presin të gjithë, vendimin e KAS-it. “Jemi në situatë jo të thjeshtë dhe e kemi mendjen aty. Vendimin që do të jap KAS-i nuk e dimë por do ti marrim gjërat me rradhë”, përfundoi kapiteni i korçarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"