“Qesh” Partizani, kthehet titullari i mesfushës dhe ka shenja të mira nga Mensah e Bytyçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2024 | 19:23

“Qesh” Partizani, kthehet titullari i mesfushës dhe ka shenja të mira nga Mensah e Bytyçi

Në seancën e djeshme u kthye të stërvitej normalisht Arinaldo Rrapaj, çka përbën një lajm shumë të mirë për trajnerin Shehi. Mesfushori ka pasur një gjendje gripale në ditët e fundit, por duket se gjithçka ka kaluar tashmë. Edhe Xhuliano Skuka u stërvit normalisht dhe kundër Teutës pritet të kthehet në fushë.

PARTIZANI

Ndryshe ndodhi me Paulo Buxhelajn, i cili zhvilloi me ekipin vetëm pjesën e parë të seancës. Mbrojtësi vuan një ndrydhje të kaviljes, që gjithsesi nuk është serioze. Në seancën e djeshme të pranishëm ishin edhe Alfred Mensah dhe Altin Bytyçi.

Ganezi ka nisur vrapimet intensive dhe duket pranë rikthimit me skuadrën. Edhe Bytyçi duket drejt një rikthimi rekord, pasi jemi rreth tre muaj që nga operacioni në gju dhe ka nisur vrapimet. E vetmja mungesë dje ishte Adnard Mehmeti, që do të mungojë afro një muaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"