“Qëndroni në shtëpi, ua bëjmë ne pazarin”, ultrasit e Dortmundit tregojnë klasin e tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2020 | 20:58

“Qëndroni në shtëpi, ua bëjmë ne pazarin”, ultrasit e Dortmundit tregojnë klasin e tyre

 Tifozët më pasionantë të Borusias së Dortmundit, “Suedtribuene” kanë vendosur ta shfrytëzojnë ndërprerjen e Bundesligës deri më 2 prill për t’i ardhur në ndihmë komunitetit që është izoluar në luftën kundër Koronavirusit.

dORTMUND

Të moshuarit, tek të cilët Covid-19 bëhet disa herë më i rrezikshëm për shkak të komplikacioneve të tjera që ata mund të kenë, janë këshilluar që të mos dalin prej shtëpisë. Dhe komuniteti i tifozëve të klubit të Vestfalisë ka vendosur që t’u vijë në ndihmë.

Në deklaratën e këtij tifogrupimi shkruhej: “Ditë të mbarë të gjithëve. Të gjithë e dinë situatën aktuale rreth Koronavirusit, prandaj nuk ka më nevojë të shtojmë më shumë. Duhet të tregojmë solidaritet dhe marrim përgjegjësi për gjithë shoqërinë.

Kjo do të thotë se duam të ndihmojmë njerëzit që i përkasin grupeve të rrezikuara. Po përpiqemi të ndihmojmë të gjithë rajonin e Dortmundit nga dita e nesërme gjatë fashë orare 11-17:00 ne ofrojmë që t’iu bëjmë pazaret ose shërbimet e tjera të dërgesave. Ju lutemi shfrytëzojeni këtë rast vetëm nëse i përkisni këtyre grupeve të rrezikuara apo që janë aktualisht në Karantinë”.

ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"