PSG “plaçkit” Real Madridin në fund të sezonit, i merr yllin e skuadrës me parametra zero

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 12:57

PSG “plaçkit” Real Madridin në fund të sezonit, i merr yllin e skuadrës me parametra zero

PSG është shumë pranë një tjetër goditjeje në merkaton e verës dhe ndryshe nga rastet e tjera kur ka shpenzuar miliona, këtë herë bëhet fjalë për një goditje me parametra zero.

Asensio

Klubi parisien është në bisedime të avancuara me yllin e Realit, Marko Asensio i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës me kampionët e Europës dhe zyrtarisht do të largohet si futbollist i lirë në merkaton e verës.

Menaxheri i Asensios është Jorge Mendez që ka një marrëdhënie shumë të mirë me drejtorin sportiv të PSG-së, Luiz Kampos. Pak javë më parë, Asensio ishte në rrugën e duhur për të rinovuar kontratën me Realin, por ditët e fundit gjërat kanë ndryshuar dhe tratativat kanë dështuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"