Protagonist vendimtar në fitoren e skuadrës së tij, mesfushori shqiptar bën heroin në Serinë B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2023 | 15:28

Protagonist vendimtar në fitoren e skuadrës së tij, mesfushori shqiptar bën heroin në Serinë B

Mesfushori shqiptar, Elvis Kabashi, është kthyer në protagonist vendimtar të fitores që skuadra e tij Rexhiana, arriti përballë Katanzaros në Serinë B italiane.

elvis kabashi

29-vjeçari dha asistin e golit të vetëm të sfidës, që më pas u shndërrua në gol nga shoku i tij i skuadrës, Girma në minutën e 41’.

Më pas rezultati nuk ndryshoi, me Rexhianën që arriti një fitore të rëndësishme për t’u futur në garë për në zonën “play off” që të ngjitet në Serinë A.

Ky ishte asisti i dytë që Kabashi ka dhënë këtë sezon, teksa u vlerësua dhe me notën 7.9 si një nga më të mirët në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"