Projektohet pasardhësi i Duros te Kamza, është një “ish”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2018 | 9:27

Projektohet pasardhësi i Duros te Kamza, është një “ish”

Klodian Duro është shprehur disa herë se gëzon besimin e drejtuesve, por këta të fundit duket se kanë projektuar tashmë pasardhësin e tij.

ahmataj

“Panorama Sport” mëson se Julian Ahmataj është drejt rikthimit në pankinën e Kamzës. Trajneri elbasanas që e mbylli sezonin e kaluar në Superiore si trajner i Kamzës, e më pas u shkarkua çuditërisht, mësohet se është futur sërish në bisedime me presidentin Naim Qarri. Sipas të gjitha gjasave, Ahmataj mund të prezantohet te skuadra që sot ose Duros do t’i lihet kohë edhe për ndeshjen me Kastriotin. E sigurtë është që Ahmataj ka negociuar orët e fundit me Kamzën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"