Projekti i ri, NBA zgjat “kthetrat” edhe në Evropë, tronditet Euroliga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2024 | 13:32

Projekti i ri, NBA zgjat “kthetrat” edhe në Evropë, tronditet Euroliga

NBA vazhdon të shqyrtojë se si të zgjerohet globalisht dhe hapat e saj të ardhshëm mund të jenë revolucionarë për basketbollin në Evropë. Sipas “Sportico”, liga amerikane po shqyrton për herë të parë, më seriozisht se kurrë, mundësinë e krijimit të një NBA në Evropë.

NBA

Një nga pikat kyçe të këtij informacioni është se ky projekt, në një kuadër shumë ambicioz në tregun europian, nuk do të kishte lidhje me Euroligën. Partneri kryesor i NBA-së do të ishte FIBA, e cila ruan një marrëdhënie shumë të mirë me NBA falë marrëdhënieve të gjata mes të dy organizatave dhe me figurën kyçe Mark Tetum: i dyti në NBA dhe krahu i djathtë i Adam Silver.

Ky lajm vjen në një javë vendimtare për basketbollin europian. Klubet e Euroligës takohen të martën dhe të mërkurën në Barcelonë për të përshkruar strategjinë e ardhshme të kompeticionit, me një plan që përfshin hyrjen e parave nga Emiratet Arabe me një ekip nga Dubai që do të fillonte sezonin e ardhshëm.

Tani, ndryshe nga lëvizjet e mëparshme të NBA në lidhje me tregun evropian, kërkesa vjen nga vetë partnerët, të cilët duan të zgjerojnë veprimet në Evropë. Mundësia e krijimit të një gare të re, me aleat FIBA-n, ka të bëjë me marrëveshjen që NBA arriti në shkurt me bankën e investimeve Raine Group, e ngarkuar për vlerësimin e këtyre mundësive të reja të biznesit në Evropë.

Synimi i NBA-së do të ishte që të ketë investitorë strategjikë nga vetë kontinenti, në këtë rast evropianë, për të nisur projektin. Një tjetër projekt që po studiohet është riformulimi i një gare ndërkontinentale me ekipe të profilit të lartë nga e gjithë bota, një çështje që, sipas “Sportico”-s, është gjithashtu ende në fillimet e saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"