Problemet te Barcelona nga Koronavirusi, nuk shpëton as sulmuesi Rei Manaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 14:07

Problemet te Barcelona nga Koronavirusi, nuk shpëton as sulmuesi Rei Manaj

Pezullimi i futbollit ka sjellë shumë probleme te skuadra të ndryshme, sidomos në fushën e financave.Manaj Mesi

Këto probleme prekin edhe një klub me financa të mëdha, siç është Barcelona. Këta të fundit kanë biseduar me lojtarët e tyre, për uljen e pagave, për shkak të gjendjes së keqe që ndodhet ekipi në këtë moment.

Kësaj nuk do i shpëtojë as sulmuesi shqiptar, Rei Manaj, i cili luan me Barcelona B, teksa edhe te ky ekip do të ketë ulje të pagave.

Nuk dihet ende me sa % do të ulen pagat e futbollistët, por ajo që mund të thuhet tani është se lojtarët nuk do të përfitojnë njësoj si gjithmonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"