Problemet me stadiumit, këto janë fushat ku nuk luhet. Dilemat për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2018 | 20:11

Problemet me stadiumit, këto janë fushat ku nuk luhet. Dilemat për sezonin e ri

Janë përcaktuar tashmë skuadrat që do të luajnë në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm. Në sezonin e ri, dy skuadra do të luajnë për herë të parë, siç janë Vora dhe Orikumi, ndërsa Veleçiku është rikthyer në këtë kampionat pas katër vitesh. Por, këto klube duhet t’i bëjnë mirë llogaritë për sa u përket fushave ku do të zhvillojnë ndeshjet. Fusha sportive e Vorës dhe ajo e Koplikut nuk i plotësojnë kushtet dhe klubeve u duhet të gjejnë një zgjidhje për këtë. Gjithashtu, edhe Orikumit do i duhet të bëjë disa ndë- rhyrje dhe të marrë OK-in nga FSHF nëse mund të luajë në fushën e vet ose jo.

reshit rusi

PROBLEMET

Vora u krijua si klub pesë vite më parë dhe ia doli që në sezonin e parë të ngjitej nga Kategoria e Tretë, në të Dytën. Dhe tashmë, skuadra mbylli një sezon shumë të suksesshëm, duke siguruar ngjitjen në të Parën. Fusha sportive e Vorës nuk përmbush asnjë kusht për të qenë gati për ndeshjet e Kategorisë së Parë. Drejtuesit po shohin mundësinë që të ndërhyjnë dhe ta rikonstruktojnë fushën sportive, që ekipi të luajë në Vorë dhe tifozët të kenë mundësi për ta ndjekur.

Në të kundërt, Vora pritet që t’i luajë ndeshjet në Pezë. Gjatë kampionatit të kaluar, skuadra i zhvilloi takimet e Kategorisë së Dytë në Yrshek. Veleçiku, gjithashtu, ka të njëjtin problem. Fusha sportive e Koplikut është e licencuar vetëm për ndeshjet e Kategorisë së Dytë. Nëse drejtuesit nuk do të ndërhyjnë gjatë muajve të verës, sipas të gjitha gjasave, pritet që skuadra t’i luajë ndeshjet si pritëse në “Reshit Rusi”. Aty pritet që të luajë edhe Vllaznia në Kategorinë e Parë. Orikumi ia doli që të ngjitej në Kategorinë e Parë pas rënies së Vllaznisë në të Parën dhe rrjedhimisht, Vllaznisë B në të Dytën. Bregdetarët kanë një prej stadiumeve më të mira në Kategorinë e Dytë. Megjithatë, duhet që të bëjnë disa ndë- rhyrje dhe më pas të marrin OK-in përfundimtar nga FSHF nëse mund të luajnë në fushën e tyre ose jo.

DILEMAT

Dinamo do të vazhdojë të luajë në Pezë, ndërsa FSHF-së i duhet t’i bëjë mirë llogaritë me ndarjen e ekipeve në grupe, shortin dhe stadiumet ku do të luhet. Në një kohë kur mund të ketë dy ekipe që do të luajnë në Pezë dhe dy të tjera në “Reshit Rusi”, Federata do duhet të bëjë mirë llogaritë përpara hedhjes së shortit. Gjithashtu, ka shumë dilema edhe në lidhje me ndarjen e 20 ekipeve në dy grupet e Kategorisë së Parë. Pritet që gjatë qershorit ose maksimumi në korrik, të ketë një vendim përfundimtar të KE-së për ndarjen e skuadrave në grupe.

BESAR BOZGO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"