Privatizimi pezull, mesfushori: Nis stërvitjen me Lushnjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2021 | 13:45

Privatizimi pezull, mesfushori: Nis stërvitjen me Lushnjën

Lushnja është një ndër klubet e Kategorisë së Parë, financat e së cilës varen tërësisht nga Këshilli Bashkiak. Njësia vendore, që zotëron 100% të kapitaleve, nuk ka ndërmarrë asnjë nismë për privatizimin. Edhe pse korriku po afron, asnjë hap nuk është hedhur për këtë proces.

EGNATIA LUSHNJA

“Sytë” e të gjithëve në fakt janë te merkatoja në hyrje dhe dalje. I tillë është edhe rasti i Aldo Qoshkut, mesfushori që spikati te verdhejeshilët. Ai duket se do të qëndrojë, derisa ka marrë ofertë nga klubi.

“Ky ishte sezoni im i dytë në Kategorinë e Parë, pas atij te Dinamoja. E mbyllëm në krye të minigrupit dhe tani jemi me pushime. Po bëj pak stërvitje individuale dhe ofertë për momentin kam marrë vetëm një: më është kërkuar që të dal me Lushnjën në korrik. Është shumë shpejt për të folur, por këtë ofertë kam deri tani”, tha 20-vjeçari për “Panorama Sport”.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"