Privatizimi i klubit të Kategorisë së Parë, mision për… 100-vjetorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2021 | 14:45

Privatizimi i klubit të Kategorisë së Parë, mision për… 100-vjetorin

Privatizimi i Tomorit shihet gjithnjë e më shumë si domosdoshmëri. Me ligjin e sportit që hyn në fuqi pak ditë më vonë (në muajin korrik), Bashkia Berat do të detyrohet që të ndërmarrë këtë hap. Megjithatë, deri më tani ende nuk është nisur si proces.

tomori egnatia

Në prag të 100-vjetorit të krijimit të klubit, drejtuesit kanë premtuar se do të ndërtohet një ekip dinjitoz për të tentuar ngjitjen në Kategorinë Superiore. Nëse ky mund të quhet mision i arritshëm, ngërçi qëndron diku tjetër. Infrastruktura dhe akademia kanë vite që lëngojnë.

Është thënë me të madhe se stadiumi ka nevojë për ndërhyrje, po nga ata tjetër duhet ndërhyrë edhe te moshat. Kriza po reflektohet edhe në ekipin e parë. Mungesa e elementit cilësor vendës do të detyrojë sërish klubin që të bëjë një investim jo të vogël në merkato. Duke mos pasur alternova brenda familjes, do ta kthejnë kokën te “jabanxhinjtë”.

Ajo që po nxit më shumë kërkesën për privatizim, është edhe e shkuara. Dhjetëra biznesmenë kanë qenë pjesë e stafit presidencial në tri dekadat e fundit dhe kanë investuar shifra, më shumë se modeste.

Në Berat kujtojnë me nostalgji periudhën kur drejtoheshin nga privati dhe sezoni 1999-2000 (kur Tomori doli nënkampion) është shembulli i duhur.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"