Pritjes i vjen fundi, Marash Kumbulla gati të rikthehet në fushë përballë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 1, 2024 | 17:05

Pritjes i vjen fundi, Marash Kumbulla gati të rikthehet në fushë përballë…

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla duket se është gati që të rikthehet në fushën e lojës pas plot 8 muajve jashtë pas atij dëmtimi të rëndë që pësoi kundër Milanit sezonin e shkuar.

kumbulla

Siç bëjnë me dije mediat pranë klubit verdhekuq, Murinjo pritet ta grumbullojë 23-vjeçarin shqiptar në sfidën me Kremonezen në Kupën e Italisë që do të luhet më 3 janar.

Portugezi pritet që ta mbajë Kumbullën të paktën deri këtë sezon, të cilin e sheh si zëvendësuesin e Evan Ndika, i cili do të largohet për Kupën e Afrikës me Bregun e Fildishtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"