Priten disa firo, zbulohen emrat që mund të shpallin “divorcin” me Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2022 | 14:34

Priten disa firo, zbulohen emrat që mund të shpallin “divorcin” me Laçin

Humbja në finalen e Kupës së Shqipërisë ka zhgënjyer jo pak kurbinasit.

LACI

Megjithatë, fakti që kampionati u mbyll në vendin e dytë, diçka që ndodh për herë të parë në historinë e klubit, konfirmon se sezoni 2021-2022 ishte fantastik për Laçin.

Pas finales me Vllazninë, klubi është përfshirë në diskutime me disa futbollistë, të cilëve u përfundon kontrata.

Mes tyre janë titullarë si Saliu Guindo, Ardit Deliu, Juljan Shehu dhe Aleksandar Ignjatoviç. Tre të parët kanë oferta konkrete nga klube jashtë Shqipërisë, respektivisht Hungaria, Letonia, Turqia dhe Izraeli.

Kësisoj, shanset më të mëdha janë që të largohen nga Laçi, por diçka e tillë mund të ndodhë pas ndeshjeve të turit të parë në Ligën e Konferencës.

Klubi kërkon të bindë lojtarët për të rinovuar, por nga ana tjetër, është i ndërgjegjshëm për faktin se ata kanë oferta dhe mund të largohen.

Ndërsa kapiteni Ignjatoviç me shumë mundësi do të largohet, pasi me ardhjen e trajnerit Shpëtim Duro, më tepër ka qëndruar në stol dhe janë preferuar të tjerë mbrojtës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"