“Pritej më shumë nga Konte”, Kapelo: Juvja me fat, Milani rrezikon sezonin me Rangnikun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2020 | 13:41

“Pritej më shumë nga Konte”, Kapelo: Juvja me fat, Milani rrezikon sezonin me Rangnikun

Opinionet e tij ngjasojnë me një vendim të formës së prerë. Fabio Kabelo nuk bën lojëra fjalësh dhe në intervistën e fundit për “RAI”-n ka qenë i vendosur për tezat e tij lidhur me Serinë A dhe klubet e ndryshme. Gjithçka nis me kryesuesin e kampionatit, Juventusin, për të cilin 74-vjeçari tha: “Juvja deri më tani ka pasur fat, sepse pavarësisht lojës jo fort të mirë, të gjitha ndjekëset përveç Atalantës kanë ulur shumë ritmin.kapelo

Ekipi i Sarrit ka luajtur pa u sforcuar teksa në Champions do të ketë avantazhin e të pasurit përballë një rival që nuk luan prej muajsh një ndeshje të vërtetë. Pas izolimit e nisën me ritëm të ulët, teksa në javët e fundit kampionati ka një ritëm më të kënaqshëm”.

INTERI – “Të gjithë prisnin shumë nga Konte, madje shumë më tepër nga sa ai ka arritur deri tani. Sezonin mund t’ia shpëtojë vetëm Liga e Europës. Duke shpenzuar 180 milionë euro është normale që pritshmëritë të ishin më të mëdha”.

MILAN — “Flitet shumë për Ralf Rangnikun, por nuk e njoh. Në Gjermani ka bërë gjëra interesante, por jo fort të mëdha. Do të zbarkojë në Itali dhe e pret një ambient që ai nuk e njeh aspak siç nuk njeh as ekipin. Për Milanin do të ishte një nisje nga e para e do të humbte një tjetër vit kohë, ndërkohë që Pioli ia ka dalë t’i japë mendësinë e duhur një grupi, i cili deri në ardhjen e tij nuk po shfaqte asgjë”.

NË CHAMPIONS — “Atalanta nuk do ta ketë të lehtë me PSG-në. Mbape e Nejmar bëjnë diferencën në duelet një kundër një, por ashtu si Lioni, edhe ata kanë kohë pa luajtur një ndeshje me peshë. Napoli mund të eliminojë Barcelonën, e cila aktualisht po has shumë vështirësi. Gatuzo ka ditur të organizojë ekipin në të dyja fazat dhe ka shanse të mira për të dëmtuar katalanasit, aq më tepër që edhe fizikisht napolitanët më duken mirë”.FBL-ITA-SERIEA-AC MILAN-JUVENTUS-HEALTH-VIRUS

LACIO — “Lacio më dukej skuadra që mund të rrezikonte më së shumti hegjemoninë e Juves. Gjatë izolimit qëndruan në Romë dhe u stërvitën mirë, por në fushë shoh se u mungon vendosmëria që i karakterizonte përpara ndalesës. Pak të mistershëm për mua, sidomos sulmuesit që nuk po luajnë më si më parë”.

SHUMË 11-metërsha — “Në Serinë A është rritur numri i penalltive të akorduara. Arbitrat thonë se po interpretojnë me korrektësi protokollin, megjithatë mua më duket se nuk e marrin aspak në konsideratë rrezikshmërinë e aksionit, apo nëse ndërhyrja është e qëllimshme. Këtë absurditet po e përjeton vetëm Italia, ndaj them se duhet riparë interpretimi që arbritrat i bëjnë rregullores. Sa për pesë zëvendësimet, mendoj se duhen ruajtur edhe në sezonin e ardhshëm”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"