“Prisja më shumë nga sulmuesit”, kapiteni i Kukësit: Nuk jemi në krizë, Ibraimit i them…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2022 | 19:15

“Prisja më shumë nga sulmuesit”, kapiteni i Kukësit: Nuk jemi në krizë, Ibraimit i them…

Barazimi ndaj Vllaznisë nuk shihet si dramë në Kukës, pasi nuk e kanë lënë rivalin të shkëputet, ndonëse para ndeshjes do të firmosnin vetëm për një fitore. Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes, kapiteni Gjelbrim Taipi pranon se skuadra ka një ngërç psikologjik, por treguan karakter në faktin që vetëm para tri ditësh kishin pësuar një humbje të thellë.

gjelbrim taipi

Ai beson se tani do të vijë kthesa e Kukësit dhe kërkon mbështetjen e të gjithëve dhe ndaj Dinamos do të luajnë vetëm për të fituar, ndërsa ka edhe një mesazh për mikun e tij, Agim Ibraimi. Në fund, mesfushori pohon se arritja në Europë do të ishte një mision i arritur për verilindorët.

Taipi, sa të kënaqur jeni nga ky barazim?
Normalisht, një pikë nuk na shërben as neve, as Vllaznisë. Por, duke ditur se vetëm para tri ditësh vinim pas një humbjeje shumë të thellë, gjatë kësaj jave jemi munduar të punojmë më tepër në fazën difensive.

Të jem realist, prisja më shumë, kishim raste me Feizhaon, Puntus dhe Bashën. Por, mendoj se ka një ngërç psikologjik dhe shpresoj që në ndeshjen e ardhshme të zhbllokohemi dhe të jemi të gatshëm të gjithë.

Katër ndeshje pa fitore. Mund të themi se Kukësi po kalon një minikrizë?
Minikrizë nuk mund të themi, sepse në të kaluarën kemi bërë ndeshje shumë të mira dhe kemi marrë shumë pikë. Shpresoj që tifozët dhe ata që na ndjekin, të na mbështesin, sepse kjo nuk është një minikrizë.

Në ndeshjen me Vllazninë treguam se jemi të gjithë së bashku dhe mendoj se çdo ekip që do të vinte nga një humbje 5 me 0, nga ana psikologjike do të ishte i dërrmuar. Por, ne treguam karakter në këtë ndeshje dhe shpresoj që të kthehemi tek fitorja me ekipine Dinamos.

Si e prisni ndeshjen me Dinamon, sepse edhe ata kërkojnë pikë mbijetese?
Ju e dini shumë mirë se në Kategorinë Superiore çdo skuadër mund të marrë pikë. E pamë që Laçi nuk fitoi me Kastriotin dhe do të jetë ndeshje shumë e vështirë dhe e luftuar. Dinamos i duhen pikë për të mbijetuar, nevepër Europën, ndaj shpresoj që të dalim me sukses.

A keni një mesazh për kapitenin e Dinamos dhe mikun tuaj, Agim Ibraimin?
Është miku im i ngushtë, jo vetëm për faktin se kemi qenënë një skuadër te Kukësi, por vazhdojmë të jemi miq. Në futboll janë prezente gjithmonë këto përballje të tilla, por ndaj Dinamos jemi kundërshtarë vetëm nëkëto 90 minuta. Sigurisht,shpresoj ta mundim.

Do të ishit të kënaqur nësedo ta mbyllnit në vendin e tretë?
Tani, duke parë gjërat se si janë për momentin, shkuarja në Europë do të jetë një fat shumë imirë për shumicën e futbollistëve, sepse do të kenë mundësi të tregojnë veten në arenën europiane.

Mendoj se do të jetë plus i madh, nuk ka rëndësi vendi i dytë apo i tretë, por rëndësi ka të arrijmë të kualifikohemi në kompeticionet europiane. Ndoshta nuk është shumë e kënaqshme, sepse para ndeshjes direkte me Tiranën kemi qenë afër kreut, por futbolli i ka këto dhe nuk duhet të dorëzohemi, por të luftojmë derinë fund.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"