Prestige fiton grupin në kampionatin e minifutbollit, por eliminohet vetëm pas… ruletës së penalltive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2018 | 16:17

Prestige fiton grupin në kampionatin e minifutbollit, por eliminohet vetëm pas… ruletës së penalltive

Ekipi i Prestige në minifutboll, luajti ndeshjen e fundit në grupin A ditën e sotme, në kompeticionin “Champions League 2018”, që po mbahet në Slloveni. Pas dy fitoreve në ditën e djeshme, Prestige është mundur nga izraelitët e Mexicans ditën e sotme, me shifrat 3-2.

Dy golat e parë, u shënuan nga Dajti dhe kapiteni Hysenbelliu, në minutat 3 dhe 19 të pjesës së parë, por më pas, me me fillimin e të dytët, ekipi i Mexicans përmbysi gjithçka në minutat 21, 25 dhe 27, me tre gola të shpejtë.

prestige mfc

Pas përfundimit të fazës në grupe, ekipi i Prestige pas ndeshjes së sotme, u rendit në vendin e parë në grupin A, me 6 pikë, po aq sa rumunët e Coriolan Bacau, por mbajti kreun e grupit vetëm prej golavarazhit më të mirë.

Por, më pas në ndeshjen me eliminim direkt, në fazën e 1/32-ave, ekipi i Prestige u ndesh me ekipin çek të Uerbedesign. Në dy pjesët, rezultati u mbyll me shifrat e barabarta 1-1, me golin për ekipin shqiptar shënuar nga Shima në minutën e 7-të, ndërkohë që çekët barazuan në minutën e 30-të.

U desh që ndeshja të vendosej nga fati i penalltive, dhe nga pika e bardhë, çekët dolën triumfues me shifrat 2-3.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"