“Presion” te Laçi/ Kurbinasit në heshtje totale, ndaj Tiranës luhet… sezoni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2021 | 9:07

“Presion” te Laçi/ Kurbinasit në heshtje totale, ndaj Tiranës luhet… sezoni

Te Laçi tensioni i rezultateve është i lartë. Skuadra ishte në krye, por tani është e treta pesë pikë nga Teuta. Barazimi i javës së fundit me Skënderbeun i komplikoi shumë gjërat, pasi do të ishin shumë më pranë kreut.

tirana laci

Në këto kushte presioni është i madh. Askush nuk ka folur prej kurbinasve, duke përfshirë edhe trajnerin Shpëtim Duro. Skuadra kurbinase është në krizë goli dhe shumë e varur nga Mazrekaj. Madje, Duro një javë më parë u ankua se sulmuesit e tij kanë katër muaj që nuk shënojnë.

Mazrekaj golin e fundit e ka me Tiranën më 21 mars. Harmon nuk shënon që prej shkurtit, ndërsa Xhixha akoma më keq. Golin e fundit e ka më 9 janar. Një situatë e vështirë për kurbinasit që pa Naubuezen janë në krizë të vërtetë goli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"