Presidenti i Shkëndijas konfirmon lëvizjen e parë, talenti kuqezi do të transferohet te Gent

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2018 | 11:54

Presidenti i Shkëndijas konfirmon lëvizjen e parë, talenti kuqezi do të transferohet te Gent

Pas shpalljes kampion, Shkëndija e Tetovës, duhet të mendojë për fitimin e Kupës dhe për pjesëmarrjen në Europë. Të shumta kanë qenë kërkesat e klubeve të huaja për disa nga lojtarët e Shkëndijas të cilët kanë bërë një paraqitje fantastike këtë sezon.

31163304_1943927118953830_7374588267481530368_n

Enis Fazlagiç do të jetë “firoja” e parë e skuadrës tetovarë. Ai gjatë verës do të transferohet te skuadra blege Gent. Ky lajm u konfirmua edhe nga presidenti i Shkëndijës, Visar Bexheti, në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol” në Supersport.

Fazllagiq

Bexheti nuk bëri të ditura detajet dhe shuma sa do të përfitojnë nga shitja e Fazlagicit te Gent, mirëpo kryesore është që akordi është arritur dhe bisedimet janë drejt fundi. Kujtojmë se për të fituar shërbimet e Fazlagicit, të interesuar ishte edhe skuadra gjigande e Kroacisë, Dinamo Zagrebi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"