Presidenti i klubit madrilen habit me deklaratën: Na mungon firma me Mesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 17:52

Presidenti i klubit madrilen habit me deklaratën: Na mungon firma me Mesin

Enrike Cerezo, në një tjetër deklaratë të tij, ka lëshuar një batutë edhe për Lionel Mesin, që së fundmi media e ka afruar me Atletikon, pas transferimit në Madridit të mikut të tij, Luis Suarez:

Enrique-Cerezo-Atletico-Madrid-2019

“Nuk mendoj se Barça do ta lërë Mesin të largohet. Ujërat janë trazuar, por mendoj se do të qetësohen shpejt dhe ne do të rishohim sërish Mesin dhe madhështinë e tij me bluzën e Barcelonës.

Sa shanse ka që të vijë te Atletiko me Suarezin? Mendoj se tek Atletiko jemi në rregull edhe pa Mesin. Nuk shoh firmë në kontratë, ndaj e them… (qesh)”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"