Presidenti i Barcelonës: Roma e meritoi, u kërkojmë falje tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2018 | 18:57

Presidenti i Barcelonës: Roma e meritoi, u kërkojmë falje tifozëve

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, pranon se Roma meritoi të shkonte në katërshen më të mirë të Europës. “Luajtën më mirë dhe nuk jam i lumtur për tifozët. Jemi të trishtuar, por urojmë Romën dhe tifozët e saj. Duhet ta analizojmë atë çka ndodhi. Duhet të rikthehemi në kampionat dhe kupë, por pas kësaj mbrëmjeje jemi vetëm të trishtuar.

Bartomeu

Ata dominuan ndeshjen dhe besuan te vetja. Kur beson dhe sulmon, ndodhin këto gjëra. U kërkojmë ndjesë tifozëve”, tha numri 1 i katalanasve. Ndërsa Serxho Buskets shtoi: “Do t’iu gënjeja nëse do t’iu thosha se kjo humbje do na shërbejë për të nxjerrë mësime. Jemi shumë të zhgënjyer. Por kështu shkoi kjo ndeshje, gjithçka shkoi keq. Ata ishin superiorë gjatë gjithë kohës. Ne nuk gjetëm forcë për të reaguar. Ishte një eksperiencë negative”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"