PREMIER LIGË/ Ndizet gara për një vend në Champions, Aston Vila ndalet nga Uest Hemi (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2024 | 17:58

PREMIER LIGË/ Ndizet gara për një vend në Champions, Aston Vila ndalet nga Uest Hemi (VIDEO)

Dueli mes Uest Hemit dhe Aston Vilës është mbyllur në barazimin 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Premier Ligë.

16ecb5cc-39f4-4dff-8b2a-8efb10b66bc5

Sfida u zhbllokua në minutën e 29’ nga Mikail Antonio me një “zhytje” me kokë në zonën kundërshtare. Do të ishte përsëri sulmuesi nga Xhamaika, ai i cili do të çonte topin në rrjetë nga një goditje këndi, por gjyqtari kryesor ia anuloi pas pak çastesh për një top të prekur me dorë.

Më pas ishte radha e Aston Vilës për t’u përgjigjur, ku falë një kundërsulmi të bukur, Nikolas Zaniolo arriti të barazojë shifrat në 1-1.

Momente ankthi në fund të takimit, ku pas një rrëmuje në zonë do të ishte përsëri Uest Hem që do të shënonte në portën kundërshtare, një gol që përsëri do të anulohej, pas një prekje të topit me dorë nga Bouen.

Aston Vila e shikon veten 3 pikë larg londinezëve të Totenhem, dhe rrezikon vendin e 4-të, vend që të çon automatikisht në Ligën e Kampioneve. Ndërsa Uest Hem, ende shpreson që të paktën të kualifikohet në Ligën e Europës.

Goli i Antonios (VIDEO)

Goli i anuluar i Antonios (VIDEO)

Goli i Zaniolos (VIDEO)

Goli i anuluar i Bouen (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"