Precedenti “Durmishaj”, FSHF duhet të nxitojë për Bullarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2019 | 20:01

Precedenti “Durmishaj”, FSHF duhet të nxitojë për Bullarin

E mbani mend rastin e Fiorin Durmishaj? Sulmuesi me origjinë nga Vlora luajti për dy vite rregullisht me Kombëtaren U-21 dhe në momentin kur ish-trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi, vendosi ta grumbullonte, u tha “jo” kuqezinjve dhe zgjodhi Greqinë. Durmishaj nuk ishte aktivizuar asnjë minutë me Kombëtaren A dhe kësisoj pas ftesës së federatës helene, iu hap rruga për të zgjedhur këtë kombëtare dhe jo origjinën e tij.

Durmishaj

E njëjta gjë mund të ndodhte edhe me qendërmbrojtësin Enea Mihaj, i cili vetëm 19-vjeç po shkëlqen prej dy sezonesh në kampionatin grek me klubin e Panatolikos. Aktualisht klube si Napoli dhe Benfika kërkojnë ta blejnë kartonin e lojtarit me origjinë nga Berati. Ky i fundit ka luajtur vetëm pak minuta me Kombëtaren A të Shqipërisë në Ligën e Kombeve kundër Skocisë, por kaq mjafton për të “djegur” një tjetër rast si ai që ndodhi me Durmishajn.

Bullari

Prej muajsh në Greqi po flitet për një talent shqiptar që ka firmosur kontratë me klubin e Olimpiakosit që 16 vjeç. Bëhet fjalë për sulmuesin 18-vjeçar të Kombëtares Shpresa, Emiliano Bullari. Pasi i dha një pikë të artë ekipit U21 në barazimin 2-2 në Turqi, dje i riu shënoi për kuqezinjtë edhe në miqësoren ndaj Uellsit. Në Greqi e shohin si Zllatan Ibrahimoviçin e ri, për vetë karakteristikat e ngjashme që ka me yllin suedez.

bULLARI

Mirëpo, në këtë moment kur vëmendja në shtetin helen është shumë e madhe për Bullarin dhe për më tepër tentativat për ta bindur që të luajë me Greqinë kanë qenë të shpeshta, FSHF ka rastin të nxitojë për ta aktivizuar qoftë edhe pak minuta me Kombëtaren A.

Shpresa

Kjo është një strategji që në kushtet e sotme, duke pasur parasysh edhe rastin e Durmishajt, FSHF është në njëfarë mënyre e detyruar ta bëjë. Bullari mund të luante dje në Shqipëri-Moldavi pak minuta dhe kësisoj as presioni që Olimpiakosi mund t’i bëjë lojtarit, nuk do të vlente.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"