Prapaskenat, si lëvizën kuqezinjtë në merkato/ Gjashtë ndryshuan fanellë, Jasir Asani “peng” i koreanëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2024 | 23:50

Prapaskenat, si lëvizën kuqezinjtë në merkato/ Gjashtë ndryshuan fanellë, Jasir Asani “peng” i koreanëve

Ashtu siç thonë të gjithë, merkatoja e janarit është e kushtëzuar, pasi nuk bëhen shumë lëvizje. Kjo, edhe për faktin e drejtë se skuadrat nuk duan që të prishin ekuilibrat në mes të sezonit. Por, duke iu referuar futbollistëve shqiptarë, nuk kanë qenë të pakta transferimet e kryera.

kombetarja

SHITJET- Sa i përket vlerës së shpenzuar, padyshim që lëvizja më e bujshme ishte ajo e Ernest Muçit që kaloi nga Legia e Varshavës te Beshiktashi për 10 milionë euro, blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit turk. Po ashtu, edhe Arbnor Muja u transferua nga Antverpi te Manisa në Turqi. Kampionët e Belgjikës në fuqi përfituan 2 milionë euro për këtë shitje. Duke qëndruar sërish te shitjet, Indrit Tuci firmosi për Spartën e Pragës, me klubin çek që shpenzoi 1 milionë euro. Sulmuesi luante për Lokomotivën e Zagrebit.

HUAZIMET- Armando Broja dhe Marash Kumbulla ndryshuar ambient në janar, teksa sulmuesi u huazua nga Çelsi për te Fullhami deri në fundin e sezonit. Klubi i ri i sulmuesit ka paguar 750 mijë paund dhe në bazë të numrit të ndeshjeve që 22-vjeçari do të luajë, do të shkojë edhe shifra e huazimit. Kumbulla iku përkohësisht nga Roma, duke kërkuar minuta te Sasuolo e Nedim Bajramit. Huazim pati edhe për Eduart Rrocën që për muajt e ardhshëm do të jetë pjesë e Manisës në ligën e parë turke. Mesfushori mbetet në kontratë me Istanbulsporin. Ndërkaq, edhe Ermir Lenjani, shënuesi i golit të fundit për Shqipërinë në Ligën e Kombeve, pas disa muajsh pushime, u rikthye në Zvicër duke firmosur për Shafhauzenin.

KOMBETARJA MERKATO

“NGECËN”- Të shumta ishin lajmet e merkatos për disa kuqezinj të tjerë, por në përfundim transferimet nuk u realizuan për arsye të ndryshme. Mario Mitaj pati një ofertë nga Dinamo Zagrebi, çka ishte e papërfillshme për Lokomotivën e Moskës. Ekipi rus nga ana tjetër kërkonte Ardian Ismajlin, por mbrojtësi vendosi të qëndronte tek Empoli. Edhe Cikalleshin e kërkonte Rizasporin, po asgjë nuk ndodhi, teksa për Jasir Asanin, klubi korean ka rritur pretendimet, çka ja bën të vështirë rikthimin në futbollin europian, aty ku Selta e kërkonte. Po ashtu për Asanin u diskutua edhe kalimi në Arabi.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"