VIDEO/ Futbollisti shqiptar bën heroin, i siguron 3 pikë të arta skuadrës… hungareze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2024 | 22:48

VIDEO/ Futbollisti shqiptar bën heroin, i siguron 3 pikë të arta skuadrës… hungareze

Goli i shënuar nga futbollisti me origjinë shqiptare, Driton  Çamaj në pjesën e dytë, ia ka siguruar fitoren skuadrës elitare të Hungarisë, Kisvardas, në ndeshjen e 30-të. 

CAMAJ

Kisvarda  mposhti MOL Fehervarin me rezultatin 1-0.  Çamaj këtë sfidë e vendosi me golin e shënuar nga penalltia në minutën e 53-të. 

Ai luajti deri në minutën e 73-të. 27-vjeçari që luan në krah dhe përfaqëson Malin e Zi, tani ka pesë gola të shënuar e dy asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat. 

Kisvarda po lufton për mbijetesë, ndërsa aktualisht është në vendin e parafundit, të 11-tin, me 28 pikë. Fehervari është i treti me 50 pikë. 

GOLI I ÇAMAJT: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"