PRAPASKENA/ Kuman i kërkoi Barçës Lukakun, mësohet përgjigja e Interit për sulmuesin belg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 23:33

PRAPASKENA/ Kuman i kërkoi Barçës Lukakun, mësohet përgjigja e Interit për sulmuesin belg

Ndonëse interesimi për Lautaro Martinezin tashmë dihet botërisht, nga Spanja vjen një tjetër bombë e vërtetë merkatoje, ndonëse ajo u mbyll pa u tentuar që të shpërthejë.

lukaku

Sipas “Esport 3”, trajneri Ronald Kuman, me të firmosur me katalanasit, ka pasur vetëm një kërkesë specifike, për më shumë duke parë cunamin që shkaktoi Mesi, por edhe nxjerrjen jashtë projektit të Luis Suarezit.

Tekniku holandez madje nuk preferonte aq shumë as Lautaro Martinezin, por një tjetër interist: Romelu Lukakun. Pikërisht kështu, Kuman kërkoi që të ribashkohej me bomberin belg, pas aventurës fantastike që trajneri i Barçës dhe sulmuesi zikaltër patën së bashku në radhët e Evertonit, në sezonin 2016-2017. Gjithsesi, pas ofertës së parë të bërë nga katalanasit, Interi e konsideroi të pashitshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"